Rr. Tahir Sinani 20000 Prizren, Kosovë

Z. Mitsunor OGASAWARA vizitoi Prizrenin

I Ngarkuari me Punë i Ambasadës së Japonisë në Kosovë z. Mitsunori OGASAWARA vizitoi Prizrenin për dorëzimin e një buldozeri për deponin e Ekoregjionit në…

I Ngarkuari me Punë i Ambasadës së Japonisë në Kosovë z. Mitsunori OGASAWARA vizitoi Prizrenin për dorëzimin e një buldozeri për deponin e Ekoregjionit në Komunën e Dragashit. Ky është kontigjenti i dytë i Programit të Zhvillimit Ekonomik dhe Social i nënshkruar në shkurt 2019 për shumën prej 2.04 milionë euro. Ky program është ofruar për shënimin e 10 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Japoni – Kosovë. Në ceremoni kanë marrë pjesë edhe z. Hysen DURMISHI, Zëvendës Ministër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), z. Shaban SHABANI, Kryetar i Komunës së Dragashit dhe kolegë nga MMPHI dhe KRM Ekoregjioni – Prizren.

Un si Kryeshef ekzekutiv i kompanisë, falenderova shtetin dhe popullin mik Japonez për mbështetjen e vazhdueshme përmes agjencisë ” JICA”, e cila mundëson punë efikase me teknikë të sofistikuar për mbrojtjen e mjedisit.

Burim Shala Kryeshef Ekzekutiv i KRM “Ekoregjionit”