

Qytetarë të nderuar,
Ju mirëpres ngrohtësisht në www.ekoregjioni.com, webfaqe e cila do të ofrojë informata aktuale rreth shërbimëve të Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Ekoregjioni”, Sh.A – Prizren.
Këtu ju do të gjeni informacion për shërbimet publike të pastrimit, për familje dhe biznes, për institucione dhe administrate, një kalendar të shërbimit, dhe shërbimet online që t’ju kursejnë rrugën deri në zyret tona dhe kohën tuaj te çmueshme.
Ju mund të shërbehëni me informacione nga një PC në shtëpi apo zyre, pa pasur nevoje te vini ne zyrat e Kompanisë “Pastrimi”. Qëllimi ynë është që të keni qasje të drejtpërdrejtë në ndihmë praktike sa më të lehte që do të ndihmonte për të intensifikuar dialogun me ju dhe të zhvillojë informimin, angazhimin dhe pjesëmarrjen e juaj.
Nëse jeni të interesuar për shërbimet që ofron Kompania “ekoregjioni”, tani mund të na gjeni edhe në Facebook kështu që se bashku me websajtin tonë ju do të merrni informacione të dorës së parë nga KRM Ekoregjioni, këshilla, ngjarje, dhe lajme nga të gjitha sektorët e sherbimëve tona.
Për ndonjë pyetje ose informacion shtesë, ju lutem kontaktoni në këtë numër të telefonit 029/000-000, ne do të jemi të gatshëm që t’ju ndihmojme me kënaqësi.
Ju lutem na kontaktoni nëse keni ide dhe sugjerime.
Ne jemi në dispozicionin tuaj dhe të gatshëm t’ju ofrojmë qfarë do informacioni që kërkoni!
Burim Shala