Kryeshefi i Kompanisë Rajonale “Ekoregjioni” sh.a Prizren z. Burim Shala po merr pjesë në vizitë studimore e organizuar nga GIZ Kosovo dhe Asociacioni i Komunave te Kosovës mbi tematikën e bashkëpunimit ndërkomunal për menaxhim të integruar të mbeturinave të ngurta, të mbajtur në Lubjanë Slloveni në kuadër të programit për “Menaxhim të Qëndrueshëm të Mbëturinave”, financuar prej Qeverisë Gjermane dhe Bashkimit Evropian në Kosovë.
Kjo vizitë studimore nisi me takime zyrtare për shkëmbim të përvojave të mira me Zv.Kryetarin z. Smole, njëkohësisht pjesë e Asociacionit të Komunave dhe Qyteteve të Sllovenisë si dhe me përfaqësues të odës së Shërbimeve Publike.
Nga Asociacioni i Komunave Sllovene u prezentuan modelet dhe sistemet e aplikuara në menaxhimin e mbeturinave të ngurta në Slloveni dhe roli I komunave në implementimin e sistemeve për të vijuar më tutje me ndarje të përvojave prej përfaqësuesëve nga Instituti për Vetëadministrimin e Pushtetit Lokal zt. Brezovnik duke njoftuar me modelet e ndryshme të bashkëpunimit ndërkomunal (BNK) të implementuara në Slloveni në fushën e sherbimeve komunale, fazat e implementimit, korniza legjislative, organizimi institucional, administrativ dhe financiar i bashkëpunimeve ndërkomunale; ofrimet e shërbimeve dhe metodologjia e përcaktimit të çmimeve dhe shërbimeve në kuadër të BNK në MIMN (Menaxhimi i Integruar i Mbeturinave të Ngurta, si edhe proçeset e Monitorimit të sistemeve të aplikuara në Menaxhim të Mbeturinave.