Sot së bashku me Kryesuesen e Bordit të drejtorëve Atila Elshani Arzuallxhiu dhe Menaxhmentin e K.R.M ” EKO Regjioni ” Njësia Operative – Prizren pritëm në takim Kryetarin e Komunës së Prizrenit z.Shaqir Totaj drejtorin e Shërbimeve Publike Çelë Lamaj drejtorin e Ispektariatit Islam Ukimeri, Kryetarin e njoftuam për paisjet e reja operative me të cilat jemi furnizuar për ngritjen e nivelit të shërbimeve si: Kamionë të mbeturinave kompaktor, kamionë për larjen e rrugëve, kamionë për pastrimin e borës, autofshisa për pastrimin e rrugëve dhe parqeve të qytetit etj.
Paisjet të cilat do të na ndihmojnë që qyteti i Prizrenit të jetë edhe më i pastër.
Në cilësinë e Kryeshefit Ekzekutiv të KRM”Ekoregjioni” Sha Prizren në emër të Bordit të drejtorëve dhe Menaxhmentit të Kompanisë e falenderova Kryetarin Totaj si dhe Drejtorin e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit z. Çelë Lamaj për përkrahjen e vazhdueshme ndaj kompanisë tonë.
Janë blerë:
6 kamiona të mbeturinave kompaktor,
2 kamiona për larjen e rrugëve
2 kamiona për pastrimin e borës
4 autofshisa për pastrimin e rrugëve dhe parqeve
6 autofshisa ekologjike me bateri
1 traktor multifunksional etj.
Me punë, besim e përkushtim, vazhdojmë së bashku për punë të mira!
Burim Shala Kryeshef Ekzekutiv i KRM “Ekoregjionit” Sh.A Prizren