Rr. Tahir Sinani 20000 Prizren, Kosovë

Vizita edukative nga shkolla fillore “Hysen Rexhepi” Prizren

“Të martën, datë 14 maj një grup i përbërë nga nxënësit së bashku me mësimdhënësit e shkollës fillore “Hysen Rexhepi” Prizren, patën mundësinë të vizitonin…

“Të martën, datë 14 maj një grup i përbërë nga nxënësit së bashku me mësimdhënësit e shkollës fillore “Hysen Rexhepi” Prizren, patën mundësinë të vizitonin Kompaninë e pastrimit të qytetit KRM Eko Regjioni – Njësia Operative Prizren. Kjo vizitë ishte një rast i shkëlqyer për të kuptuar proceset dhe përpjekjet e nevojshme për të ruajtur pastrimin dhe mbrojtjen e mjedisit tonë lokal.

Gjatë vizitës, nxënësit u njohën me strukturën dhe funksionimin e kompanisë, duke pasur mundësinë të shihnin nga afër mjetet dhe pajisjet që përdoren për të menaxhuar mbeturinat dhe për të ruajtur pastërtinë e qytetit tonë. Ata gjithashtu patën rastin të diskutonin me menaxhmentin e kompanisë për sfidat dhe projektet e tyre të ardhshme.

Ky ishte një rast shumë i rëndësishëm për nxënësit për të mësuar më shumë për rëndësinë e kujdesit për mjedisin dhe për të kuptuar rolin e tyre në ruajtjen e mjedisit tonë.