Me pjesëmarrjen e kompanive dhe komunave për menaxhim të mbeturinave dhe delegacionit nga PAMKOS, GIZ dhe ELTE GROUP, u zhvillua një takim i përbashkët fillimisht ne Premium pastaj duke vazhduar në ambientet e KRM “EkoRegjioni” sh.a. qëllimi i të cilit ishte njohja nga afër me shërbimet e operimit, sistemin e monitorimit dhe avancimet e realizuara në sektorin e grumbullimit të mbeturinave.
Kjo vizitë, e organizuar nga PAMKOS në partneritet me GIZ, kishte për qëllim njoftimin me inovacionet evropiane në dixhitalizimin dhe avancimin e sektorit për menaxhim të mbeturinave, si dhe me praktikat më të mira të aplikuara në vendet e rajonit.Modulet e aplikuara në vendet e zhvilluara sigurojnë zbatimin e sistemeve të integruara sipas gjenerimit dhe llojit përkatës të mbeturinave, duke synuar rritjen e performancës së kompanive publike në sektor.
Gjithashtu, kompania KRM “EkoRegjioni” SH.A do të jetë e para që do të pilotojë një projekt për një sistem të ri të serverave, të gjitha të instaluara me kamera dhe GPS. Për më tepër, GPS do të vendoset në kontenjerët me kapacitet 7m³ dhe 1.1m³, si dhe në kontenjerët e plastikës deri në 240L, për të verifikuar mbeturinat përmes një sistemi dixhital. Ky sistem do të njoftojë automatikisht nëse kontenjerët janë zbrazur apo jo.
Ky projekt pilot, në bashkëpunim me GIZ dhe PAMKOS, do të financohet nga kompania ELTE GROUP nga Polonia, fillimisht për tre kamionë të KRM “EkoRegjionit”.
Me respekt
Burim Shala Kryeshef Ekzekutiv