Sot, Asambleja Komunale e Rahovecit votoi Rregulloren për menaxhimin e mbeturinave dhe kërkesën e KRM Ekoregjionit për menagjimin e mbeturinave dhe rritjen e tarifës së mbeturinave në 7.5 euro.
Fillimisht, dua ta falënderoj Kryetarin e Komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi, drejtorin e DSHP z. Përparim E. Krasniqi për mbështetjen dhe angazhimin e tyre në këtë proces, gjithashtu komisionin komunal, si dhe të gjithë anëtarët e Asamblesë Komunale që e votuan.
Ky vendim është në të mirë të qytetarëve, që ta kemi një qytet dhe një komunë sa më të pastër, më të rregullt dhe me shërbime më cilësore për të gjithë.
Me respekt,
Burim Shala
Kryeshef Ekzekutiv i KRM “Ekoregjioni”

