Sot, së bashku me Kryetarin e Komunës së Suharekës z. Bali Muharremaj dhe Kryetarin e Komunës Malishevës z. Ekrem Kastrati morëm pjesë në Ceremoninë e Pranim Dorëzimit të Kamionëve për Grumbullimin e Mbeturinave, të fituara në kuadër të “Grantit të Përformancës – Mjedisi i Pastër”, i financuar nga Ministria e Mjedisit, Zyra e Bashkimit Evropian dhe GIZ-it Gjerman.
Komuna e Suharekës është përfituese e dy kamionëve dhe Komuna e Malishevës është përfituese e një kamionit për grumbullimin e mbeturinave nga 37 që u shpërndanë në 16 komuna të Kosovës.
Komuna e Therandës dhe Malishevës këtë grant ia dedikon Ndërmarrjes Publike “Ekoregjioni” Sh.A njësia Therandë dhe Malishevë, padyshim se me këto tre kamionë KRM Ekoregjioni do të rrisë kapacitetet e kësaj ndërmarrjeje në mirëmbajtje të mjedisit për një ambient më të pastër.
Burim Shala Kryeshef Ekzekutiv i KRM Ekoregjionit Sh.A Prizren