Rr. Tahir Sinani 20000 Prizren, Kosovë

Politika e Privatësisë

E drejta e privatësisë dhe mbrojtja e të dhënave tuaja personale është prioritet kryesor i KRM

EKOREGJIONI SH.A – Prizren, i cili angazhohet të përpunojë të dhënat tuaja personale me

përgjegjësi dhe në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, dhe

në pajtim me legjislacionin evropian për mbrojtjen e të dhënave personale.

Kjo politikë e mbrojtjes së të dhënave personale është e zbatueshme nëse jeni aplikant për punë,

palë kontraktuese, merrni pjesë në një trajnim të organizuar nga ne, vizitoni faqen tonë të

internetit https://ekoregjioni.com/, përdorni ndonjë shërbim, paraqisni kërkesë përmes email-it

apo faqës sonë të internetit.

Kush i përpunon dhe është përgjegjës për të dhënat tuaja personale?

Përpunues i të dhënave personale është KRM EKOREGJIONI SH.A – Prizren, me adresë në

Rruga Tahir Sinani, Prizren, Republika e Kosovës.

Zyrtari përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave personale është Ermal Krasniqi, email:

[email protected].

Kategoria e të dhënave që përpunojmë

Në varësi të qëllimeve dhe arsyeve specifike, KRM EKOREGJIONI SH.A – Prizren përpunon

të gjitha ose disa nga të dhënat personale të specifikuara më poshtë, ndaras ose në kombinim

midis tyre:

Të dhënat e identifikimit: emri, mbiemri, të dhënat e dokumentit të identitetit;

Të dhënat e kontaktit: adresa, email, numri i telefonit;

Të dhëna për arsimin, shëndetin, kualifikimin profesional dhe veprimtarinë e punës;

Të dhëna të tjera të kërkuara sipas ligjeve të veçanta që rregullojnë marrëdhëniet e punës

ose marrëdhëniet kontraktuale;

Informacione të tjera dhe të dhëna personale të nevojshme për përmbushjen e detyrimeve

statutore të KRM EKOREGJIONI SH.A – Prizren për të garantuar sigurinë në ofrimin

e shërbimeve;

Foto dhe video nga konferenca apo ngjarje;

Për çfarë qëllimesh i përdorim të dhënat tuaja personale?

Përmbushja e detyrimeve ligjore të percaktuara me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e

të Dhënave Personale dhe legjislacionin në fuqi të Bashkimit Evropian për mbrojtjen e të

dhënave personale;

Përmbushja e urdhrave të organeve kompetente shtetërore; Përzgjedhja e punonjësve, duke përfshirë kryerjen e trajnimeve të specializuara dhe

gjuhësore për rekrutimet te reja;

Lidhja e kontratave dhe marrëdhënieve parakontraktuale;

Garantimi i sigurisë së punonjësve, vizitorëve, si dhe infrastrukturës së ndërmarrjes,

përmes sistemit të mbikëqyrjes video, sigurisë fizike, kontrollit të qasjes dhe regjistrimit

të vizitorëve të jashtëm;

Sigurimi i funksionimit normal, mirëmbajtjes dhe sigurisë së faqes së internetit dhe

sistemeve të informacionit dhe komunikimit të KRM EKOREGJIONI SH.A – Prizren;

Organizimi dhe realizimi i trajnimeve të specializuara nga Organizata Trajnuese në

kuadër të KRM EKOREGJIONI SH.A – Prizren;

Përpunimi i kërkesave sipas Ligjit NR. 06/L-081 për Qasje në Dokumente Publike;

Promovimi i aktiviteteve të KRM EKOREGJIONI SH.A – Prizren, duke përfshirë

shpërndarjen e materialeve dhe broshurave reklamuese, postimin e fotove / videove në

web faqe, Facebook, Instagram, Twitter, LinkedIn ose në media tjera.

Baza ligjore për përpunim

KRM EKOREGJIONI SH.A – Prizren përpunon të dhënat personale të subjekteve bazuar në

dispozitat ligjore në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe

në pajtim me legjislacionin evropian për mbrojtjen e të dhënave personale.

Në disa raste, ne përpunojmë të dhënat personale vetëm pas pëlqimit paraprak të subjektit të të

dhënave. Pëlqimi i dhënë mund të tërhiqet në çdo kohë nga subjekti.

Me kë i ndajmë të dhënat personale të mbledhura?

Autoritetet kompetente siç janë ato të sigurisë, gjyqësore dhe mbikëqyrëse, që në bazë të një akti

juridik kanë autoritetin të kërkojnë nga KRM EKOREGJIONI SH.A – Prizren të dhënat

personale për subjektet e caktuara.

Cilat janë të drejtat tuaja?

Kur të dhënat tuaja personale përpunohen nga KRM EKOREGJIONI SH.A – Prizren, ju keni

të drejtë:

të qasjes në të dhënat tuaja dhe në çdo kohë, të kërkoni t’i korrigjoni dhe përditësoni pa

vonesë nëse të dhënat tuaja janë të pasakta ose jo të plota;

të fshirjes (‘e drejta për t’u harruar’) së të dhënave tuaja dhe mund të kërkoni që

përpunimi të ndalohet në rrethana të caktuara;

të kërkoni që ndonjë nga ndryshimet e mësipërme t’u komunikohet palëve të tjera, të

cilave u janë zbuluar të dhënat tuaja; të ankoheni në çdo kohë nëse besoni se të drejtat tuaja për mbrojtjen e të dhënave janë

shkelur.

E drejta e ankimimit

Në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, çdo person fizik që

beson se i është shkelur e drejta për mbrojtjen e të dhënave personale, mund të paraqesë ankesë

pranë:

Agjencia për Informim dhe Privatësi

Rr. Zejnel Salihu – Nr.22, 10000, Prishtinë, Republika e Kosovës

Email: [email protected]

Web: https://www.aip-rks.org

Siguria e të dhënave personale

KRM EKOREGJIONI SH.A – Prizren zbaton masat e duhura fizike, organizative dhe teknike

për të mbrojtur të dhënat tuaja personale në pajtim me dispozitat përkatëse të Ligjit Nr. 06/L-082

për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Kohëzgjatja e ruajtjes së të dhënave personale varet nga qëllimet e përpunimit për të cilat ato

janë mbledhur dhe është e rregulluar me Ligjin përkatës për Arkivat Shtetërore ose me ndonjë

ligj tjetër përkatës.

Përditësimi i Politikës së Privatësisë

Ne mund të përditësojmë herë pas here politikën tonë të privatësisë dhe do t’ju njoftojmë për çdo

ndryshim duke postuar Politikën e re të privatësisë në këtë faqe:

Ballina

Faqja e internetit mund të përmbajë linqe të ndryshme të faqeve të tjera të internetit, për të cilat

ju rekomandojmë të i lexoni politikat e privatësisë të faqeve të tyre.