Të nderuar qytetarë dhe biznese të Komunës së Prizrenit, Suharekës, Malishevës dhe Rahovecit
Kompania Rajonale e Mbeturinave KRM “Ekoregjioni” Sh.A. ju njofton se, pas takimeve dhe bashkëpunimit ndërmjet KRM “Ekoregjioni”, Komunës së Prizrenit dhe Kompanisë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK), është arritur marrëveshja për tejkalimin e situatës së krijuar lidhur me deponimin e mbeturinave.
Si rezultat i kësaj marrëveshjeje, nga ky moment rifillon normalisht shërbimi i grumbullimit dhe transportimit të mbeturinave në të gjithë territorin e Komunës së Prizrenit, përfshirë zonat urbane dhe ato rurale.
KRM “Ekoregjioni” u kërkon ndjesë të gjithë qytetarëve dhe bizneseve për shqetësimet dhe vështirësitë e shkaktuara nga kjo situatë.
Mbetemi të përkushtuar në ofrimin e shërbimeve të rregullta, cilësore dhe në kohë për të gjithë qytetarët.
Falenderoj Kryetarin e Komunës Shaqir Totaj , Nënkryetarin e Komunës Kujtim Gashi , Drejtorin e SHP Islam Ukaj dhe Menaxhmentin e KMDK-së për zgjidgjen e problemit
Ju falënderojmë për besimin dhe bashkëpunimin tuaj!
Me respekt,
Burim Shala
Kryeshefi Ekzekutiv i KRM “Ekoregjioni” Sh.A.


