Njoftim për qytetarët
KRM Ekoregjoni Sh.A. Prizren, në bashkëpunim me Hidroregjionin Jugor, ka hapur një lokal të ri shërbimi në lagjen Bazhdarhane, ku qytetarët tani kanë mundësi të kryejnë pagesat për shërbimet e mbeturinave dhe të ujit në një vend të vetëm.
Lokali është i hapur çdo ditë pune, nga ora 08:00 deri në 16:00.
Kjo iniciativë synon të lehtësojë qasjen dhe të ofrojë një shërbim më të shpejtë dhe efikas për të gjithë konsumatorët tanë.
Ftojmë të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë këtë mundësi për të kryer obligimet e tyre me kohë dhe pa pritje të gjata.
Ju faleminderit për bashkëpunimin!