Rr. Tahir Sinani 20000 Prizren, Kosovë

Njoftim

Sot, Flotës së Kompanisë sonë KRM “Ekoregjioni” i janë shtuar edhe 9 pajisje të tjera: 1 cisternë 4 kamionë për mbeturina 1 kamion multifunksional 3…

Sot, Flotës së Kompanisë sonë KRM “Ekoregjioni” i janë shtuar edhe 9 pajisje të tjera:

✅ 1 cisternë

✅ 4 kamionë për mbeturina

✅ 1 kamion multifunksional

✅ 3 autofshesa

Të gjitha këto mjete janë blerë nga vetëfinancimi i Kompanisë, si dëshmi konkrete e zhvillimit të qëndrueshëm dhe përkushtimit tonë për përmirësim të vazhdueshëm në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

KRM “Ekoregjioni” mbetet një nga kompanitë më të suksesshme në Kosovë, falë bashkëpunimit të ngushtë me komunat dhe angazhimit të palodhshëm të stafit tonë profesional.

Si Kryeshef Ekzekutiv, shpreh mirënjohje të thellë për Bordin e Drejtorëve dhe të gjithë punonjësit tanë, të cilët çdo ditë japin maksimumin për një kompani më të fuqishme dhe një mjedis më të pastër.

Qëllimi ynë është i përbashkët: ta trajtojmë kompaninë si pronën tonë dhe ta mbajmë ambientin të pastër, ashtu siç kujdesemi për shtëpitë tona.

Premtimi im për vitin 2025–2026: +10 kamionë të rinj për mbeturina, me kilometrazh 0!

Së bashku ja dalim!

Me respekt,

Burim Shala

Kryeshef Ekzekutiv i KRM “Ekoregjioni” Sh.A Prizren