Së bashku me Kryeshefin e Pastrimit, z. Petrit Reçica, zhvilluam një vizitë pune në qytetet Bursa dhe Stamboll, me ftesë të disa kompanive të specializuara në prodhimin e kamionëve të mbeturinave dhe pajisjeve të tjera për pastrim. Gjatë kësaj vizite, patëm mundësinë të shohim nga afër proceset e prodhimit, zhvillimin dhe avancimin e teknologjisë së tyre. Kjo vizitë ishte rezultat i kontakteve të vendosura gjatë panairit të fundit të mbajtur në Mynih, Gjermani.
Me respekt,
Kryeshef Ekzekutiv i KRM Ekoregjionit Sh.A