KRM Ekoregjioni Sh. A, Njoftim për Qytetarët:
Kujdes gjatë Motit të Ftohtë dhe Pastrimit të Rrugëve
Kompania KRM Ekoregjioni, Njësia Prizren, në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike në Prizren, është e përgatitur me të gjitha mjetet e nevojshme për përballimin e kushteve dimërore.
KRM Ekoregjioni informon qytetarët se:
• Rrugët nacionale dhe rajonale nuk janë nën kompetencën e Komunës së Prizrenit apo të KRM Ekoregjionit, por janë në kompetencë të Ministrisë përkatëse.
• Ekipet e KRM Ekoregjioni janë në terren, duke pastruar borën dhe duke shpërndarë kripë në ato zona ku është e nevojshme për të siguruar kalueshmërinë e rrugëve.
Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë këshillat e mëposhtme:
1. Reduktoni shpejtësinë dhe përshtatni stilin e vozitjes me kushtet e rrugës.
2. Mbani distancë të mjaftueshme nga automjetet e tjera.
3. Frenoni dhe manovroni butësisht për të shmangur rrëshqitjet.
4. Kujdesuni për kalimtarët dhe mos parkoni automjetet në mënyrë që pengojnë pastrimin e rrugëve.
Siguria juaj është prioriteti ynë. Faleminderit për bashkëpunimin!
Me respekt
Kryeshefi Ekzekutiv i KRM Ekoregjioni Sh.A Prizren
Burim Shala