Mjedisi ku ne jetojmë ka një rëndësi të veqantë për të gjithë pasi që ka një ndikim direkt në shëndetin publik. Është përgjegjësi e secilit qytetar që të kontriboj në ruajtjen e mjedisit aty ku ata jetojnë me qëllim të promovimit të një shoqërie të shëndoshë e cila menaxhon ashtu si duhet mbeturinat dhe ruan hapësirat publike.
Edhe pse ofrohet shërbim të grumbullimit të mbeturinave për secilin qytetar, hudhja e mbeturinave pavend mbetet ende si fenomen negativ i cili krijon pamje të shëmtuar të mjedisve dhe qytetit në përgjithësi.
Ndermarja Publike “KRM Ekoregjioni ” po zhvillohet çdo ditë e më shumë. Tani kompanisë tonë iu shtuan edhe katër kamioneta të tipit Mercedes si dhe dy Kamion 5m3 për mbledhjen e mbeturinave.
Gjithashtu i kemi bler 300 kontiniera 1.1 m3 dhe 7m3. Menaxhimi i mbeturinave është sfidë në gjithë Kosovën, por ne po kujdesemi që të bëjmë të pamundurën që të kemi një ambient të pastërt.
Po ashtu, falënderojm Ministrinë e Ekonomisë, Komunën e Suharekës dhe Rahovecit për përkrahjen financiare për blerjen e aseteve.
Burim Shala Kryeshef Ekzekutiv i K.R.M ”EKO Regjioni”