Opens in a new tab
Rr. Tahir Sinani 20000 Prizren, Kosovë

Kryeshefi Ekzekutiv Burim Shala në ECOMONDO 2026 në Rimini të Italisë

Kryeshefi Ekzekutiv i KRM “Ekoregjioni”, z. Burim Shala, po merr pjesë në panairin ndërkombëtar ECOMONDO 2026, që po mbahet në Rimini të Italisë. Pjesëmarrja në…

Kryeshefi Ekzekutiv i KRM “Ekoregjioni”, z. Burim Shala, po merr pjesë në panairin ndërkombëtar ECOMONDO 2026, që po mbahet në Rimini të Italisë.

Pjesëmarrja në këtë panair përbën një mundësi të rëndësishme për njohjen nga afër me teknologjitë inovative, pajisjet moderne dhe zgjidhjet bashkëkohore në fushën e menaxhimit të mbeturinave dhe ekonomisë qarkore.

KRM “Ekoregjioni” synon të vazhdojë procesin e modernizimit, përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe përafrimin me praktikat evropiane, duke kontribuar në krijimin e një mjedisi më të pastër, më të qëndrueshëm dhe më të mirë për komunitetin.

Pjesëmarrja në ECOMONDO 2026 shërben gjithashtu si mundësi për krijimin e kontakteve dhe njohjen me praktikat dhe zgjidhjet e reja që mund të jenë të aplikueshme edhe në veprimtarinë e KRM “Ekoregjioni”.