Rr. Tahir Sinani 20000 Prizren, Kosovë

EKOREGJIONI VAZHDON ME INVESTIME

Sot pranuam 4 kamionë të rinj, pjesë e kontratës për gjithsej 10 kamionë, me vlerë totale 1,756,000 €. Kontingjenti i parë prej 4 kamionësh kap…

Sot pranuam 4 kamionë të rinj, pjesë e kontratës për gjithsej 10 kamionë, me vlerë totale 1,756,000 €. Kontingjenti i parë prej 4 kamionësh kap vlerën 704,000 €, ndërsa pjesa tjetër do të arrijë sipas porosive gjatë fundit të vitit 2026 dhe vitit 2027.

Ky investim po realizohet kryesisht me vetëfinancim të kompanisë, duke dëshmuar se me menaxhim të mirë dhe punë të përkushtuar, Ekoregjioni po krijon mundësi për zhvillim dhe modernizim.

Ky është vetëm fillimi. Pas 10 kamionëve të rinj, do të vazhdojmë me investime të tjera në asete, makineri dhe pajisje të reja.

Falënderoj Komunën e Prizrenit për kontributin dhe mbështetjen e dhënë në këto investime.

Një falënderim i veçantë për punëtorët dhe menaxhmentin e Ekoregjionit. Pa punën dhe përkushtimin e tyre, këto investime nuk do të ishin të mundura.

Falënderoj edhe Bordin e Drejtorëve për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme.

4 sot, 10 gjithsej, dhe shumë investime të tjera në vazhdim!

Ekoregjioni po modernizohet, po investon dhe po ecën përpara!

Me respekt,

Burim Shala

Kryeshef Ekzekutiv i KRM “EKoregjioni”