Sqarim për publikimin e lajmit rreth tarifave për grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave:
Ndërmarra EKO-Regjioni -Prizren , Njësia Operative Rahovec
Njoftojmë të gjithë qytetarët e komunës së Rahovecit, se tarifat për amvisni dhe biznese i cakton ZRRUM. Ndërmarrja publike nuk ka kompetenca për caktimin e tarifave.
Me ligjin e ri për mbeturina të gjitha kompetencat i ka Kuvendi Komunal gjithashtu edhe për caktimin e tarifave. Me ligjin e ri të gjithë pronarët e bizneseve janë të obliguar të lidhin kontratë me ndërmarrjen.
Apelojmë tek të gjitha portalet informative që të mos krijojnë huti dhe dezinformim tek qytetarët , pa marrë informata të sakta.
Më poshtë gjendet lista zyrtare e tarifave e nxjerrë nga ZRRUM.