Sot së bashku me Kryetarin e Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati të shoqëruar edhe nga nënkryetari i komunës, Vesel Krasniqi dhe drejtori i shërbimeve publike, Rifat Mazreku, së bashku me njësinë e “EkoRegjionit” në Malishevë, kemi ndërmarrë një aksion pastrimi, sepse ambienti i pastër është jetë për të gjithë ne.
Kryetari Kastrati stafi i tij dhe un si kryeshef ekzekutiv, gjithashtu jemi takuar edhe me punëtorët e njësisë së “EkoRegjionit” në Malishevë, nga të cilët kemi kërkuar që të jenë më shumë të angazhuar në mirëmbajtjen e pastërtisë.
Kryetari Kastrati, tha se mirëmbajtja e ambientit, është një prej prioriteteve të tij, në mandatin e tij qeverisës, dhe pjesë e projektit madhor për “Malishevën Urbane”.
Unë si Kryeshev Ekzektiv i KRM Ekoregjionit e falenderova kryetarin Kastrati dhe nenkryetarin Veselin dhe gjithë stafin e tij për angazhimin e tyre për një ambient më të pastër.
Burim Shala Kryeshef Ekzekutiv i KRM “EkoRegjioni” Sh.A