Rr. Tahir Sinani 20000 Prizren, Kosovë

NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR QYTETARËT DHE BIZNESET

Të nderuar qytetarë dhe biznese të Komunës së Prizrenit, Suharekës, Malishevës dhe Rahovecit Kompania Rajonale e Mbeturinave KRM “Ekoregjioni” Sh.A. ju njofton se, pas takimeve…

Të nderuar qytetarë dhe biznese të Komunës së Prizrenit, Suharekës, Malishevës dhe Rahovecit

Kompania Rajonale e Mbeturinave KRM “Ekoregjioni” Sh.A. ju njofton se, pas takimeve dhe bashkëpunimit ndërmjet KRM “Ekoregjioni”, Komunës së Prizrenit dhe Kompanisë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK), është arritur marrëveshja për tejkalimin e situatës së krijuar lidhur me deponimin e mbeturinave.

Si rezultat i kësaj marrëveshjeje, nga ky moment rifillon normalisht shërbimi i grumbullimit dhe transportimit të mbeturinave në të gjithë territorin e Komunës së Prizrenit, përfshirë zonat urbane dhe ato rurale.

KRM “Ekoregjioni” u kërkon ndjesë të gjithë qytetarëve dhe bizneseve për shqetësimet dhe vështirësitë e shkaktuara nga kjo situatë.

Mbetemi të përkushtuar në ofrimin e shërbimeve të rregullta, cilësore dhe në kohë për të gjithë qytetarët.

Falenderoj Kryetarin e Komunës Shaqir Totaj , Nënkryetarin e Komunës Kujtim Gashi , Drejtorin e SHP Islam Ukaj dhe Menaxhmentin e KMDK-së për zgjidgjen e problemit

Ju falënderojmë për besimin dhe bashkëpunimin tuaj!

Me respekt,

Burim Shala

Kryeshefi Ekzekutiv i KRM “Ekoregjioni” Sh.A.