Të nderuar qytetarë,
KRM “Ekoregjioni” Njësia në Prizren ka filluar me shtypjen dhe shpërndarjen e faturave për shërbimin e mbledhjes së mbeturinave nëpër fshatrat e Komunës së Prizrenit.
Ju bëjmë apel të gjithë qytetarëve që, pas pranimit të faturave, t’i kryejnë obligimet e tyre ndaj kompanisë. Pagesa e rregullt e faturave është shumë e rëndësishme, pasi kompania funksionon me vetëfinancim dhe burimi kryesor për ofrimin e shërbimeve është inkasimi i faturave.
Ndërsa, për qytetin e Prizrenit, së shpejti, në fund të këtij muaji dhe gjatë muajit të ardhshëm, do të fillojmë edhe me shpërndarjen e faturave tek qytetarët.
Vetëm përmes bashkëpunimit të përbashkët mund të sigurojmë një shërbim më të mirë, më efikas dhe në kohë.
Ju lutemi, kryeni obligimet tuaja ndaj KRM “Ekoregjioni” dhe së bashku të punojmë për një Prizren më të pastër.
KRM “Ekoregjioni” Njësia Prizren
Bashkë për një qytet dhe ambient më të pastër!

