Sot, në ambientet e KRM “Ekoregjioni” Sh.A. në Prizren, pata kënaqësinë që, në cilësinë e Kryeshefit Ekzekutiv, të jem nikoqir i një takimi të rëndësishëm. Së bashku me Kryeshefin e KRM “Çabrati” pritem përfaqësuesit e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasadës Gjermane në Kosovë, GIZ Kosova dhe PAMKOS
Gjatë këtij takimi zhvilluam diskutime konstruktive mbi sfidat dhe perspektivën e sektorit të menaxhimit të mbeturinave në Kosovë, duke shkëmbyer përvoja dhe praktika të suksesshme që kontribojnë në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.
Me këtë rast, prezantuam zhvillimin e KRM “Ekoregjioni” Sh.A., investimet e realizuara, avancimin e kapaciteteve operacionale, projektet inovative që po zbatohen, përmirësimet financiare të arritura, si dhe planet tona për modernizimin e mëtejshëm të infrastrukturës dhe ofrimin e shërbimeve edhe më cilësore.
Si Kryeshef Ekzekutiv i KRM “Ekoregjioni” Sh.A., shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim të sinqertë për Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasadën Gjermane në Kosovë, GIZIN dhe PAMKOSIN për vizitën, bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj zhvillimit të sektorit të menaxhimit të mbeturinave.
Jam i bindur se vetëm përmes partneritetit, shkëmbimit të përvojave dhe angazhimit të përbashkët do të ndërtojmë një sistem modern, efikas dhe të qëndrueshëm të menaxhimit të mbeturinave, në shërbim të qytetarëve dhe mbrojtjes së mjedisit.
Me respekt,
Burim Shala
Kryeshef Ekzekutiv i KRM “Ekoregjioni

