Sot, Asambleja Komunale e Dragashit votoi Rregulloren për menaxhimin e mbeturinave dhe kërkesën e kompanisë për rritjen e tarifës
Fillimisht, dua ta falënderoj Kryetarin e Komunës së Dragashit z. Bexhet Xheladini nën Kryetarin z. Vetim Y. Ramadani për mbështetjen dhe angazhimin e tyre në këtë proces, gjithashtu komisionin komunal për kët regullore, si dhe Kryesuesin e Kuvendit Komunal z. Resul Fetahu dhe të gjithë anëtarët e Asamblesë Komunale që e votuan këtë rregullore në interes të qytetarëve dhe mbrojtjes së ambientit.
Ky vendim është në të mirë të qytetarëve, që ta kemi një qytet dhe një komunë sa më të pastër, më të rregullt dhe me shërbime më cilësore për të gjithë.
Vazhdojmë me Komunat tjera.
Me respekt,
Burim Shala
Kryeshef Ekzekutiv i KRM “Ekoregjioni”

