Sot, Asambleja Komunale e Prizrenit votoi Rregulloren për menaxhimin e mbeturinave dhe ngritjen e tarifës
Fillimisht, dua ta falënderoj Kryetarin e Komunës së Prizrenit z. Shaqir Totaj nën Kryetarin z. Kujtim Gashi drejtorin e DSHP z. Islam Ukimeri për mbështetjen dhe angazhimin e tij në këtë proces, gjithashtu komisionin komunal për kët regullore, si dhe Kryesuesin e Kuvendit Komunal dhe të gjithë anëtarët e Asamblesë Komunale që e votuan këtë rregullore në interes të qytetarëve dhe mbrojtjes së ambientit.
Me rregulloren e re parashihet që për të gjithë amvisëritë, bizneset në territorin e Komunës së Prizrenit, procesi i faturimit dhe inkasimit, i cili deri më tani është kryer nga Komuna e Prizrenit, do të kalojë në kompetencë të Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Ekoregjioni”.
Për detaje dhe informata shtesë lidhur me zbatimin e kësaj rregulloreje, do t’ju njoftojmë me kohë.
Ky vendim është në të mirë të qytetarëve, që ta kemi një qytet dhe një komunë sa më të pastër, më të rregullt dhe me shërbime më cilësore për të gjithë.
Vazhdojmë me Komunat tjera.
Me respekt,
Burim Shala
Kryeshef Ekzekutiv i KRM “Ekoregjioni” Sh.A

