Nga data 04-07 maj, morëm pjesë në panairin ndërkombëtar IFAT 2026 në Gjermani. ![]()
Gjatë vizitës u njohëm me praktikat më moderne të riciklimit, digjitalizimit dhe menaxhimit inteligjent të mbeturinave.
Një nga momentet më të rëndësishme ishte marrëveshja e bashkëpunimit mes KRM “Ekoregjioni” dhe Elte Group, me mbështetjen e GIZ Kosovo dhe PAMKOS-it, për nisjen e pilot projektit për digjitalizimin e aseteve dhe proceseve operative në KRM “Ekoregjioni” në Prizren.
Ky projekt synon modernizimin e flotës, rritjen e efikasitetit në terren dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.
Me respekt
Burim Shala
Kryeshef Ekzekutiv i KRM “Ekoregjioni” Sh.A Prizren

