Të nderuar qytetarë,
Në bazë të memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Prizrenit dhe Kompanisë së Mbeturinave “Ekoregjioni”, ju njoftojmë se duke filluar nga data 04.05.2026, ekipet tona do të dalin në terren për regjistrimin dhe përditësimin e të dhënave të klientëve në gjithë territorin e komunës.
Ky proces përfshin amvisëritë (do të regjistrohet vetëm kryefamiljari) dhe bizneset, me qëllim që të kemi të dhëna sa më të sakta dhe të kontribuojmë së bashku për një ambient më të pastër dhe shërbime më cilësore.
Lusim të gjithë qytetarët për bashkëpunim dhe mirëkuptim gjatë këtij procesi.
Me respekt,
Burim Shala
Kryeshef Ekzekutiv

