Rr. Tahir Sinani 20000 Prizren, Kosovë

Reagim për opinionin publik dhe mediat

REAGIM PËR OPINIONIN PUBLIK Të nderuar, Duke i përcjellë shkrimet dhe spekulimet e fundit që po qarkullojnë në disa media, ku pretendohet se gjoja Kryeshefi…

REAGIM PËR OPINIONIN PUBLIK

Të nderuar,

Duke i përcjellë shkrimet dhe spekulimet e fundit që po qarkullojnë në disa media, ku pretendohet se gjoja Kryeshefi Ekzekutiv ndodhet në arrati, ndiejmë obligim të sqarojmë opinionin publik.

Kryeshefi Ekzekutiv, z. Burim Shala, që nga dita e shtunë ndodhet në Itali, për arsye striktësisht familjare, dhe kjo vizitë nuk ka asnjë lidhje me çfarëdo pretendimi për arrati apo shmangie nga përgjegjësia. Ai prej disa ditësh ndodhet jashtë Kosovës dhe kjo është e ditur edhe më herët.

Njëkohësisht, ju njoftojmë se Kryeshefi Ekzekutiv Burim Shala brenda kësaj jave pritet të kthehet në Kosovë, dhe në asnjë rrethanë nuk i shmanget përgjegjësisë apo drejtësisë.

Si ndërmarrje, ne i besojmë plotësisht organeve të drejtësisë, të cilat janë duke e kryer punën e tyre në mënyrë profesionale dhe të pavarur, në përputhje me ligjin.

Ftojmë opinionin publik dhe mediat që të përmbahen nga dezinformatat dhe spekulimet e pabazuara, duke respektuar parimin e prezumimit të pafajësisë.

Me respekt,
Menaxhmenti i Ndërmarrjes