Rr. Tahir Sinani 20000 Prizren, Kosovë

Bashkëpunim Rajonal për Avancimin e Ekonomisë Qarkore në Kosovë

Sot morëm pjesë në takimin e organizuar nga GIZ për prezantimin e projektit “Avancimi i Ekonomisë Qarkore në Kosovë”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe…

Sot morëm pjesë në takimin e organizuar nga GIZ për prezantimin e projektit “Avancimi i Ekonomisë Qarkore në Kosovë”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane dhe do të implementohet nga GIZ, duke filluar nga dhjetori 2026 deri në nëntor 2030.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit ndërkomunal dhe zhvillimi i sistemit të integruar të menaxhimit të mbeturinave për rajonin e Prizrenit dhe Gjakovës, duke përfshirë komunat Prizren, Suharekë, Rahovec, Malishevë dhe Dragash.

Falënderojmë GIZ-in dhe partnerët për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në avancimin e sektorit të menaxhimit të mbeturinave dhe mbrojtjen e mjedisit.

Me respekt,

Burim Shala

Kryeshef Ekzekutiv i KRM “Ekoregjioni” Sh.A