Rr. Tahir Sinani 20000 Prizren, Kosovë

Sot së bashku me Kryetarin e Komunës nënshkruam dy kontrata atë për menaxhimin, grumbullimin, transportin dhe deponimin e mbeturinave në Komunën e Prizrenit, si dhe…

Sot së bashku me Kryetarin e Komunës nënshkruam dy kontrata atë për menaxhimin, grumbullimin, transportin dhe deponimin e mbeturinave në Komunën e Prizrenit, si dhe kontratën për menaxhimnin e objektit të tualeteve publike në Komunën e Prizrenit.

I Nderuari Kryetar Shaqir Totaj,

Në emër të Ndërmarrjes Publike KRM Ekoregjioni Sh.A., Njësia Prizren, ju shprehim mirënjohjen dhe falënderimet tona më të sinqerta për kontributin tuaj të vazhdueshëm në mbështetjen dhe zhvillimin e kësaj ndërmarrjeje.

Vlerësojmë përkushtimin tuaj, si dhe bashkëpunimin e ngushtë me Drejtorin e Shërbimeve Publike, z. Çelë Lamaj dhe stafin e Drejtorisë, të cilët së bashku po japin një kontribut të rëndësishëm për përmirësimin e shërbimeve.

Përmes këtyre kontratave, KRM Ekoregjioni do të rrisë kapacitetet e saj teknike dhe operacionale, duke e bërë qytetin e Prizrenit edhe më të pastër dhe më të mirë për të gjithë banorët. Mbështetja juaj për kët Ndërmarrje prek drejtpërdrejt çdo familje në Komunën e Prizrenit dhe është një hap i rëndësishëm drejt një mjedisi më të pastër dhe më të qëndrueshëm.

Me respekt dhe mirënjohje,

Burim Shala

Kryeshef Ekzekutiv i KRM Ekoregjioni Sh.A.