H i s t o r i k u

Kompania Rajonale për Mbeturina “Ekoregjioni”sh.a. –Prizren, është Kompani Publike, me traditë pune mbi 45 vjeçare, e specializuar për mirëmbajtjen e pastërtisë dhe të higjienës publike përfshirë edhe bartjen e mbeturinave si veprimtari të saj themelore, në Regjionin e Prizrenit që përfshinë komunat: Dragash, Suharekë, Rahovec dhe Malishevë.

Shërbimet e kësaj Ndërmarrje kanë rëndësi thelbësore për kualitetin e jetës së qytetarëve. Në bazë të Ligjit mbi ndërmarrjet publike, KRM “Ekoregjioni” është në pronësi të komunave sipas përqindjes së aksioneve si është përcaktuar me ligj, përkatësisht në Statutin e kompanisë.

Veprimtaria e kompanisë është e rregulluar me dispozita të karakterit imerativ, Ligji për Ndërmarrjet Publike, Ligji mbi ndryshimin e Rregullores së UNMIK-ut 2004/49 mbi Veprimtaritë e ofruesve të Shërbimit të Ujësjellësit, Kanalizimit dhe Mbeturinave, Ligji për mbeturina, Vendimi për mirëmbajtjen e pastërtisë dhe higjienës publike në qytet dhe lagjet periferike në teritorin e komunës së Prizrenit, Rregullorja për shërbime publike komunale e Komunës së Prizrenit etj.

Zona e shërbimit të saj është e përcaktuar me Licencën e shërbimit të lëshuar nga Zyra Rregullative për Ujë dhe Mbeturina, dhe ajo përfshinë komunat : Prizren, Suharekë, Dragash, Malshevë dhe Rahovec. Numri i popullatës së shërbyer vlerësohet të jetë rreth 400.000. Në bazë të Ligjit mbi ndërmarrjet publike, KRM “Ekoregjini” është në pronësi të komunave si është përcaktuar me këtë ligj. Kompania është e regjistruar në Ministrinë e Trgtisë dhe Industrisë me nr. biz. ————– ( nr.fiskal ————–), dhe ka Licencën e shërbimit nr.—-/—- nga ZRRUM-i

Segment koheziv për arritjen e nivelit të deshiruar të pastërtisë është pastrimi dhe larja e rrugëve në qytet.

Çmimi mujor i shërbimeve për bartjen e mbeturinave për një familje është 0.00 € dhe ky çmim nuk paguhet nga 00 % e familjeve prizrenase! Poashtu 00 % nga pronarët e lokaleve afariste nuk paguajnë këto shërbime, kurse ne duhet të vazhdojmë me bartjen e mbeturinave të cilat ata i krijojnë gjatë afarizmit të tyre për të fituar para!

Prandaj, duke patur për bazë natyrën dhe karakterin e shërbimeve të cilat i kryen kjo ndërmarrje si dhe kushtet nën të cilat vepron, rezulton fakti se bilansi i suksesit në këtë veprimtari publike komunale, identifikohet me ecurinë e përgjithshme të punëve, veprimeve dhe mosveprimeve të subjektëve relevant shoqëror, vetëdijes së qytetarëve dhe sundimit të ligjit, të cilat direkt apo indirekt, kanë ndikim esencial në parametrat e rezultateve të punës së kësaj ndërmarrje.

Ne kërkojmë përkrahjen dhe bashkëpunimin në radhë të parë të qytetarëve dhe instiutcioneve, në mënyrë që në kuadër të mundësive teknike dhe njerëzore me të cilat disponojmë, puna dhe rezultatet e kësaj ndërmarrje të çmohen dhe vlerësohen në kuadër të parametrave objektiv të gjendjes dhe kushteve.

Për shkak të natyrës së shërbimeve, kjo ndërmarrje ka vështërsi objektive të cilat ndikojnë esencialisht në punën dhe veprimtarinë e saj. Në mungesë të mekanizmit ligjor detyrues për realizimin e kërkesave për shërbimet e kryera, inkasimi i ulët borxheve paraqet pengesë serioze në punën e “Ekoregjinit”. Në këtë kontekst ne u bëjmë apel institucioneve shtetërore që në këtë fushë të përkrahin Ndërmarrjen “Ekoregjioni”, ndërsa qytatarët i ftojmë për bashkëpunim të ndërsjellë, sepse ne jemi në shërbim të tyre, dhe nëse çmojnë punën tonë, ata investojnë në shëndetin e tyre dhe në ardhmërinë e fëmijëve të tyre. Gjendja e pastërtisë dhe e higjienës së mjedisit jetësor, reflekton kuturën e një populli dhe respektin e tij ndaj jetës dhe njeriut.