Njoftim:

Komuna e Prizrenit dhe Ekoregjioni njofton të gjithë qytetarët e saj se nga data 1 deri me 7 maj 2022 fillon Mbledhja e mbeturinave të vëllimshme.
Sipas këtij aksioni qytetarët duhet t’i hedhin mbeturinat e shtëpisë vetëm ne keto data dhe periudha kohore, dhe në ditën e caktuar të shërbimit,amvisëritë duhet t’i vendosin para shtëpisë së tyre, ndërsa amvisëritë e banimeve kolektive në pikën më të afërt të mbeturinave.
Me Respekt
Burim Shala
Kryeshef Ekzekutiv i
K.R.M ”EKO Regjioni”

You need to add a widget, row, or prebuilt layout before you’ll see anything here. 🙂

Urime viti i ri 2016

URIME VITI 2016Të nderuar qytetarë të Rajonit Prizren, Dragash, Malishevë, Suharekë dhe Rahovec.

Të nderuar punëtor të Kompanisë.

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Ekoregjioni” ju uron Festën e ndrrimit të vitit, e njëkohësisht ju dëshiron shëndet dhe suksese në familjet tuaja , dhashtë Zoti që viti i ardhshëm të ju gjej me më shumë begati dhe realizim të planeve dhe dëshirave të kahmotshme.

Urime!

Menaxhmenti i Ekoregjionit.

Kryeshefi Ekzekutiv.

NJOFTIM PUBLIK

Kompania Regjionale e Mbeturinave “EKOREGJIONI”   pas publikimit të  listave të  klientëve  të  cilët  do të  përfitojnë nga shlyerja e borxheve, njofton  dhe  inkurajon  qytetarët në zonat e shërbimit të mbeturinave të  Komunave: Prizren, Dragash, Suharekë , Malishevë  dhe  Rahovec   që   të  vizitojnë pikat e Kompanisë dhe të  paguajnë  pjesën e mbetur  të  obligimeve në  atë  mënyrë që të përfitojnë nga falja e borxheve.

Bazuar në nenin 4 të Ligjit Nr.05/L-043, për Faljen e Borxheve, subjektet që përfitojnë nga falja e borxheve janë:

  1. Nga falja e borxheve publike për periudhën deri më 31 dhjetor 2008, sipas këtij ligji përfitojnë të gjithë personat të cilët kanë obligime të pashlyera ndaj Institucioneve Shtetërore dhe Ndërmarrjeve Publike, me kusht që të njëjtit:

1.1. të kryejnë pagesën e plotë të obligimeve për periudhën nga 01 janar 2009 deri me 31 dhjetor 2014, atëherë personat e këtillë, përveç faljes së tërësishme të borxhit për periudhën deri më 31 dhjetor 2008, do të përfitojnë edhe me faljen e gjobave, ndëshkimeve, interesit dhe çdo obligim tjetër që rrjedh nga mos pagesa me kohë e kryegjësë së borxhit për periudhën 01 janar 2009 deri me 31 dhjetor 2014, ose;

1.2. të lidhin marrëveshje me Institucionin Shtetëror apo Ndërmarrjen Publike për pagesën e borxheve me këste për periudhën 01 janar 2009 deri me 31 dhjetor 2014. Në rastin kur arrihet marrëveshja sipas nën-paragrafit 1.2 të këtij neni, atëherë personat e këtillë, përveç faljes së tërësishme të borxhit për periudhën deri më 31 dhjetor 2008, do të përfitojnë edhe faljen e ndëshkimeve për periudhën 01 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2014. Pagesa e borxhit sipas këtij paragrafi duhet te kryhet:

1.2.1. brenda afatit prej dy (2) vitesh, për personat juridikë, nga data e lidhjes së marrëveshjes, dhe;

1.2.2. brenda afatit prej tri (3) vitesh, nga personat fizikë, nga data e lidhjes së marrëveshjes.

Prandaj klientët  të  cilët dëshirojnë  të  i përgjigjen obligimeve paraprakisht llogarinë  e tyre mund ta shohin në web faqen e kompanisë: www.ekoregjioni.com  ose mund të paraqiten në pikat përkatëse  si:

Prizren: rruga “Tahir Sinani” nr.59,    afër  ELKOSIT.

Dragash: rruga “Dëshmoreve” p.n.

Suharekë: rruga “Brigada 123”  nr.141/A.  afër Urës së Vogël.

Malishevë: rruga “Imer Krasniqi” p.n     afër  restorant MONI.

Rahovec: rruga “Xhelal Hajda”  Ndërtesa e Zjarrfikësve   KATI 3.

NJOFTIM

Bazuar në ligjin NR.05/L  – 043 , për faljen e borxheve publike , kompania regjionale e mbeturinave “EKO REGJIONI “SH.A. Prizren , ka nisur procedurat për faljen e këtyre borxheve , që personat fizikë dhe juridik kanë për periudhën deri më 31.12.2008.Nga falja e borxheve publike për periudhën deri me 31.12.2008 , sipas këtij ligji përfitojnë të gjithë konsumatorët në fjalë , me kusht që të njëjtit :

1.Të kryejnë pagesën e plotë të obligimeve për periudhën 01.01.2009 deri më 31.12.2014

2.Të lidhin marrëveshje me kompaninë për pagesën me këste për periudhën 01.01.2009 deri më 31.12.2014.

Andaj , të nderuar konsumator , përfitoni nga shlyerja e borxhit ndaj       K.R.M   “ EKO REGJIONI “

Për më shumë informata lidhur me faljen e borxheve , kontaktoni zyrën financiare të K.R.M “ EKO REGJIONI Prizren.

EKO-Regjioni sqaron qytetarët rreth tarifave të reja

Sqarim për publikimin e lajmit rreth tarifave për grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave:

Ndërmarra EKO-Regjioni -Prizren ,  Njësia Operative Rahovec

Njoftojmë të gjithë qytetarët e komunës së Rahovecit, se tarifat për amvisni dhe biznese i cakton ZRRUM. Ndërmarrja publike nuk ka kompetenca për caktimin e tarifave.

Me ligjin e ri për mbeturina të gjitha kompetencat i ka Kuvendi Komunal gjithashtu edhe për caktimin e tarifave. Me ligjin e ri të gjithë pronarët e bizneseve janë të obliguar të lidhin kontratë me ndërmarrjen.

Apelojmë tek të gjitha portalet informative që të mos krijojnë huti dhe dezinformim tek qytetarët , pa marrë informata të sakta.

Më poshtë gjendet lista zyrtare e tarifave e nxjerrë nga ZRRUM.

ekoregjioni tarifat

Qeveria fal të gjitha borxhet deri më 31 dhjetor 2008

Qeveria e Kosovës ka marrë sot vendim për formimin e një komisioni, i cili do të shqyrtojë mundësinë për faljen e të gjitha borxheve që bizneset dhe qytetarët e Kosovës kanë ndaj institucioneve dhe ndaj ndërmarrjeve publike deri më 31 dhjetor 2008.

“Viti 2008 është viti i ndryshimeve të mëdha kapitale që kanë ndodhur në Kosovë, pra është shpallja e pavarësisë, është Kushtetuta që është aprovuar dhe ka nisur zbatimi i ligjeve të Kosovës. Pra konsiderojmë që është e nevojshme të kemi një fillim të ri, një shkëputje nga e kaluara dhe të merremi me të ardhmen”, ka thënë ministri i Financave, Avdullah Hoti.

Sipas tij, komisioni do t’i bëjë vlerësimet për borxhet ndaj ATK-së, Doganës, tatimit në pronë, borxhet ndaj ndërmarrjeve publike në energji, ujë, mbeturina e ngrohje.

“Në afat prej një muaji Komisioni do të dalë para Qeverisë me propozimin për nivelin e borxheve dhe procedurat për legalizimin e këtij vendimi në instancat e duhura të Republikës Kosovës”, ka deklaruar Hoti.

Ministri Hoti ka shtuar se edhe pas 31 dhjetorit 2008 do të shqyrtohet mundësia për të falur edhe ndëshkimet dhe interesin, për borxhet që qytetarët e bizneset nuk i kanë paguar gjatë kësaj periudhe, në mënyrë që të krijohet lehtësi për të bërit biznes dhe jetesë më të mirë në Kosovë.