
NJOFTIM PUBLIK
Kompania Regjionale e Mbeturinave “EKOREGJIONI” pas publikimit të listave të klientëve të cilët do të përfitojnë nga shlyerja e borxheve, njofton dhe inkurajon qytetarët në zonat e shërbimit të mbeturinave të Komunave: Prizren, Dragash, Suharekë , Malishevë dhe Rahovec që të vizitojnë pikat e Kompanisë dhe të paguajnë pjesën e mbetur të obligimeve në atë mënyrë që të përfitojnë nga falja e borxheve.
Bazuar në nenin 4 të Ligjit Nr.05/L-043, për Faljen e Borxheve, subjektet që përfitojnë nga falja e borxheve janë:
- Nga falja e borxheve publike për periudhën deri më 31 dhjetor 2008, sipas këtij ligji përfitojnë të gjithë personat të cilët kanë obligime të pashlyera ndaj Institucioneve Shtetërore dhe Ndërmarrjeve Publike, me kusht që të njëjtit:
1.1. të kryejnë pagesën e plotë të obligimeve për periudhën nga 01 janar 2009 deri me 31 dhjetor 2014, atëherë personat e këtillë, përveç faljes së tërësishme të borxhit për periudhën deri më 31 dhjetor 2008, do të përfitojnë edhe me faljen e gjobave, ndëshkimeve, interesit dhe çdo obligim tjetër që rrjedh nga mos pagesa me kohë e kryegjësë së borxhit për periudhën 01 janar 2009 deri me 31 dhjetor 2014, ose;
1.2. të lidhin marrëveshje me Institucionin Shtetëror apo Ndërmarrjen Publike për pagesën e borxheve me këste për periudhën 01 janar 2009 deri me 31 dhjetor 2014. Në rastin kur arrihet marrëveshja sipas nën-paragrafit 1.2 të këtij neni, atëherë personat e këtillë, përveç faljes së tërësishme të borxhit për periudhën deri më 31 dhjetor 2008, do të përfitojnë edhe faljen e ndëshkimeve për periudhën 01 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2014. Pagesa e borxhit sipas këtij paragrafi duhet te kryhet:
1.2.1. brenda afatit prej dy (2) vitesh, për personat juridikë, nga data e lidhjes së marrëveshjes, dhe;
1.2.2. brenda afatit prej tri (3) vitesh, nga personat fizikë, nga data e lidhjes së marrëveshjes.
Prandaj klientët të cilët dëshirojnë të i përgjigjen obligimeve paraprakisht llogarinë e tyre mund ta shohin në web faqen e kompanisë: www.ekoregjioni.com ose mund të paraqiten në pikat përkatëse si:
Prizren: rruga “Tahir Sinani” nr.59, afër ELKOSIT.
Dragash: rruga “Dëshmoreve” p.n.
Suharekë: rruga “Brigada 123” nr.141/A. afër Urës së Vogël.
Malishevë: rruga “Imer Krasniqi” p.n afër restorant MONI.
Rahovec: rruga “Xhelal Hajda” Ndërtesa e Zjarrfikësve KATI 3.