
NJOFTIM
Bazuar në ligjin NR.05/L – 043 , për faljen e borxheve publike , kompania regjionale e mbeturinave “EKO REGJIONI “ – SH.A. Prizren , ka nisur procedurat për faljen e këtyre borxheve , që personat fizikë dhe juridik kanë për periudhën deri më 31.12.2008.Nga falja e borxheve publike për periudhën deri me 31.12.2008 , sipas këtij ligji përfitojnë të gjithë konsumatorët në fjalë , me kusht që të njëjtit :
1.Të kryejnë pagesën e plotë të obligimeve për periudhën 01.01.2009 deri më 31.12.2014
2.Të lidhin marrëveshje me kompaninë për pagesën me këste për periudhën 01.01.2009 deri më 31.12.2014.
Andaj , të nderuar konsumator , përfitoni nga shlyerja e borxhit ndaj K.R.M “ EKO REGJIONI “
Për më shumë informata lidhur me faljen e borxheve , kontaktoni zyrën financiare të K.R.M “ EKO REGJIONI “Prizren.