NJOFTIM PUBLIK

Kompania Regjionale e Mbeturinave “EKOREGJIONI”   pas publikimit të  listave të  klientëve  të  cilët  do të  përfitojnë nga shlyerja e borxheve, njofton  dhe  inkurajon  qytetarët në zonat e shërbimit të mbeturinave të  Komunave: Prizren, Dragash, Suharekë , Malishevë  dhe  Rahovec   që   të  vizitojnë pikat e Kompanisë dhe të  paguajnë  pjesën e mbetur  të  obligimeve në  atë  mënyrë që të përfitojnë nga falja e borxheve.

Bazuar në nenin 4 të Ligjit Nr.05/L-043, për Faljen e Borxheve, subjektet që përfitojnë nga falja e borxheve janë:

  1. Nga falja e borxheve publike për periudhën deri më 31 dhjetor 2008, sipas këtij ligji përfitojnë të gjithë personat të cilët kanë obligime të pashlyera ndaj Institucioneve Shtetërore dhe Ndërmarrjeve Publike, me kusht që të njëjtit:

1.1. të kryejnë pagesën e plotë të obligimeve për periudhën nga 01 janar 2009 deri me 31 dhjetor 2014, atëherë personat e këtillë, përveç faljes së tërësishme të borxhit për periudhën deri më 31 dhjetor 2008, do të përfitojnë edhe me faljen e gjobave, ndëshkimeve, interesit dhe çdo obligim tjetër që rrjedh nga mos pagesa me kohë e kryegjësë së borxhit për periudhën 01 janar 2009 deri me 31 dhjetor 2014, ose;

1.2. të lidhin marrëveshje me Institucionin Shtetëror apo Ndërmarrjen Publike për pagesën e borxheve me këste për periudhën 01 janar 2009 deri me 31 dhjetor 2014. Në rastin kur arrihet marrëveshja sipas nën-paragrafit 1.2 të këtij neni, atëherë personat e këtillë, përveç faljes së tërësishme të borxhit për periudhën deri më 31 dhjetor 2008, do të përfitojnë edhe faljen e ndëshkimeve për periudhën 01 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2014. Pagesa e borxhit sipas këtij paragrafi duhet te kryhet:

1.2.1. brenda afatit prej dy (2) vitesh, për personat juridikë, nga data e lidhjes së marrëveshjes, dhe;

1.2.2. brenda afatit prej tri (3) vitesh, nga personat fizikë, nga data e lidhjes së marrëveshjes.

Prandaj klientët  të  cilët dëshirojnë  të  i përgjigjen obligimeve paraprakisht llogarinë  e tyre mund ta shohin në web faqen e kompanisë: www.ekoregjioni.com  ose mund të paraqiten në pikat përkatëse  si:

Prizren: rruga “Tahir Sinani” nr.59,    afër  ELKOSIT.

Dragash: rruga “Dëshmoreve” p.n.

Suharekë: rruga “Brigada 123”  nr.141/A.  afër Urës së Vogël.

Malishevë: rruga “Imer Krasniqi” p.n     afër  restorant MONI.

Rahovec: rruga “Xhelal Hajda”  Ndërtesa e Zjarrfikësve   KATI 3.

NJOFTIM

Bazuar në ligjin NR.05/L  – 043 , për faljen e borxheve publike , kompania regjionale e mbeturinave “EKO REGJIONI “SH.A. Prizren , ka nisur procedurat për faljen e këtyre borxheve , që personat fizikë dhe juridik kanë për periudhën deri më 31.12.2008.Nga falja e borxheve publike për periudhën deri me 31.12.2008 , sipas këtij ligji përfitojnë të gjithë konsumatorët në fjalë , me kusht që të njëjtit :

1.Të kryejnë pagesën e plotë të obligimeve për periudhën 01.01.2009 deri më 31.12.2014

2.Të lidhin marrëveshje me kompaninë për pagesën me këste për periudhën 01.01.2009 deri më 31.12.2014.

Andaj , të nderuar konsumator , përfitoni nga shlyerja e borxhit ndaj       K.R.M   “ EKO REGJIONI “

Për më shumë informata lidhur me faljen e borxheve , kontaktoni zyrën financiare të K.R.M “ EKO REGJIONI Prizren.